“Vetëm Messi dhe CR7 sipër Ibrës. E ardhmja? S’do e bënte kurrë këtë gjë”

schedule15:19 - 12 Qershor, 2020

schedule 15:19 - 12 Qershor, 2020

Zlatan Ibrahimovic është një futbollist special dhe unik, gjithmonë ka qenë i tillë. Bomberi suedez nuk ka fituar kurrë një “Top të Artë” dhe “fajin” e kanë Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo. Sven Goran Eriksson nuk i kursen elozhet për 38-vjeçarin dhe është i bindur që do të vazhdojë të luajë.

Ibra ka qenë gjithmonë një futbollist i veçantë, një talent i pabesueshëm. Po të mos ishin Messi dhe Ronaldo, Zlatan do të konsiderohej nga të gjithë si më i miri në botë. Duke e njohur mirë atë, mendoj se do të luajë edhe një vit ose edhe më shumë, jam i sigurt që kështu do të ndodhë.

Nuk do ta vendoste kurrë veten në gjendjen për të zhvilluar një performancë të dobët përpara 80 mijë tifozëve. S’e imagjinoj dot diçka të tillë. Nuk është në stilin e tij t’i bëjë gjërat në këtë mënyrë. Nëse mendon se do të jetë në gjendje të luajë sërish, do e bëjë“, deklaron ish-trajneri i njohur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!