Tërmeti i orëve të para të mëngjesit në Vlorë nuk ka shkaktuar dëme apo problematika të tjera.
Nga prefektura e qarkut është konfirmuar se është marrë informëcion nga të gjitha njësite administrative dhe bashkitë teksa është konfirmuar se nuk ka patur dëme materiale.
Tërmeti ka qenë i një magnitude të ulët dhe ka zgjat pak sekonda dhe fatmirësisht përveç frikës disa sekonda nuk ka patur probleme apo dëme në banesa
Ndërkohë referuar edhe situatës së pritshme nga perkeqësimi i motit, prefekti i qarkut Vlorë ka bëre me dije se situata është nën monitorim duke kërkuar nga të gjitha njësitë e qeverisjes vendore të jenë në gadishmëri./abcnews.al