Gjatë merkatos së verës Tirana e përqendroi vëmendjen në Ganë, nga ku erdhën Sasraku, Gyamfi dhe Ibrahim Sulley. Ky i fundit ka luajtur në vetëm dy ndeshje me Tiranën në këtë sezon, por kaq ka mjaftuar që ai të zërë një vend në kombëtaren U20 të Ganës.
Mediet e vendit afrikan bëjnë me dije se Sulley është bërë pjesë e skuadrës për kampionatin U20 të Afrikës, që zhvillohet në Mauritania dhe nis më datë 14 shkurt, teksa 19-vjeçari do të bashkohet më parë me skuadrën.
Kështu, Tirana nuk e ketë në dispozicion talentin për një kohë relativisht të gjatë, megjithëse ai nuk ishte përdorur thuajse asnjëherë nga Dede deri më tani. Sulley është i vetmi lojtar që luan jashtë Afrikës në kombëtaren U20 të Ganës për turneun e njohur kontinental. /abcnews.al