Kukësi nuk ka humbur kohë dhe ka emëruar menjëherë trajnerin e ri që do të zërë vendin e Rraman Hallaçit.
Verilindorët kanë zyrtarizuar Stavri Nicën në krye të stolit.
Nica ishte pjesë e Laçit këtë sezon dhe u shkarkua pas javës së parë pas barazimit 3-3 kundër Erzenit.
Në këtë mënyrë, pushimi i tij ka zgjatur vetëm pak ditë dhe do të rikthehet tashmë me objektivin për të mbajtur Kukësin në Superiore.
“Mirë se vjen Stavri Nica! Klubi i Kukësit njofton arritjen e marrëveshjes me trajnerin Stavri Nica! Trajneri do të fillojë menjëherë stërvitjen me ekipin për përgatitjen e ndeshjes së ardhshme kundër FC Dinamo City! I urojmë suksese trajnerit në pankinën e ekipit tonë”, shkruhej në njoftimin e klubit./ h.ll/abcnews.al