Vetëm Christina Aguilera mund të mbante një çantë të tillë

schedule22:15 - 8 Gusht, 2023

schedule 22:15 - 8 Gusht, 2023

Moda ka qenë gjithmonë një burim frymëzimi për adhuruesit e stilit, por tani, duket se krijimtaria ka arritur lartësi të reja! Dizajnerë të guximshëm dhe të famshëm na kanë vërtetuar se ne mund të transformojmë fjalë për fjalë çdo gjë në veshje dhe aksesorë.
Nga këpucët që funksionojnë si kapele deri tek të brendshmet që shndërrohen në lidhëse flokësh, opsionet për stilim ekstrem janë të pafundme, gjithçka që ju nevojitet është imagjinata.

Ashtu si këngëtarja Christina Aguilera, e cila e mbante çantën si fund! Ajo e ka dëshmuar shumë herë se nuk ka frikë të eksperimentojë me modën dhe të lërë përshtypje me zgjedhjet që ngjallin reagime.

Kësaj radhe, këngëtarja kishte veshur një minifund rozë, me shkëlqim të markës gjermane Namilia, i cili kishte formën e çantës ikonike Birkin të Hermès. Dhe mund të mos jetë saktësisht një çantë, por gjithashtu ka doreza dhe xhepa!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Christina Aguilera (@xtina)

Fundi është pjesë e koleksionit të fundit të Pranverës 2024, i cili gjithashtu shfaqi një korse rozë të stilit Birkin si një homazh për ikonën e stilit Jane Birkin e cila së fundmi u nda nga jeta.

Aguilera zgjodhi të kombinonte fundet origjinale me një bluzë të thjeshtë të zezë dhe sandale PVC, duke e kompletuar pamjen me syze dielli të zeza të stilit Y2K./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!