“Vetëm bashkë mund të jetojmë në prosperitet”, Michel: E ardhmja e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është në BE

schedule16:13 - 30 Qershor, 2022

schedule 16:13 - 30 Qershor, 2022

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka mirëpritur angazhimin e presidencës franceze për të arritur një zgjidhje e cila do t’i hapë rrugën negociatave në Be Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Përmes një deklarate, Michel deklaron se vendi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është në BE. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se mendon se është gjetur një zgjidhje kompromisi për kornizën e negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, e cila do të përfshinte edhe Bullgarinë. Megjithatë nuk specifikohet se për çfarë propozimi bëhet fjalë.

Deklarata e plotë:

Mirëpresim angazhimin e vendosur të presidencës franceze për të arritur një zgjidhje të pranueshme reciprokisht për të hapur rrugën drejt hapjes së bisedimeve të anëtarësimit në BE me Maqedoninë e Veriut.

Kompromisi përfundimtar i sapo paraqitur nga presidenca trajton shqetësimet që kanë shprehur Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria.

Nëse propozimi pranohet, kjo do të mundësonte një përparim që BE-ja ka punuar për më shumë se dy vjet.

Do të hapte rrugën për miratimin e menjëhershëm (nga Këshilli) i kornizave negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe për organizimin e konferencave ndërqeveritare me të dy vendet.

Siç ka thënë edhe më parë PEC: e ardhmja e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë dhe e ardhmja e gjithë Ballkanit Perëndimor është në BE.

Vetëm së bashku mund të jetojmë në prosperitet dhe siguri, të përballemi me sfidat e mëdha të kohës sonë dhe të kapërcejmë pengesat në rrugë (siç është tani).

Propozimi është rezultat i angazhimit aktiv për gjetjen e zgjidhjeve që janë reciprokisht të pranueshme dhe adresojnë shqetësimet e shprehura nga të dyja palët.

/Abcnews.al/