Vetëm 6 muaj nga njohja, bateristi nga Kosova i bën partneres propozimin e veçantë në Shkodër

schedule08:46 - 19 Dhjetor, 2023

schedule 08:46 - 19 Dhjetor, 2023

Një histori e bukur dashurie ka nisur ditën e kësaj të hene emisionin “ABC e Mëngjesit”. Egzon Puka me profesion baterist dhe Elese Nebihu punonjëse në Drejtorinë Arsimore në Ferizaj kanë treguar dashurinë e tyre. Mbi të gjitha çifti janë ndalur te propozimi që Egzoni i ka bërë fundjavën e kaluar në Shkodër.

Ndonëse, ka ndodhur vetëm 6 muaj pas njohjes, çifti janë shumë të lumtur.

“Koha nuk ka rëndësi, Elesa e di që unë nuk mund t’i mbaj gjërat brenda. Kemi gjetur një kohë që kemi qene të lirë dhe unë dhe Elesa, pasi unë jam i angazhuar me mbrëmje.

Zgjodhëm Shkodrën sepse jemi shumë të lidhur me Shkodrën si unë si Elesa, kemi shkuar shpesh dhe me familjen, edhe mbrëmje kam pasur shumë.

Unazat i porosita në Gjakovë, edhe unë i thash atij. Të shtunën kemi shkuar, i kemi provuar, edhe shitësi tha nga e premtja i ke gati, do shkruaj emrat, ndërsa ai mi dha që atë ditë”, u shpreh Egzoni.

“Me thënë të drejtën unë nuk e kam pritur hiç. Jam e emocionuar, kam qarë. E kam parë disa herë videon kur u ul Egzoni në gjunjë dhe jam shumë e lumtur. Nuk po e besoja.

Nuk e kam pritur asnjë pikë propozimi në Shkodër. Atë natë që jemi njohur, kemi qene në një festë në Ferizaj dhe unë shkova vonë te lokali. Kur hyra pash të ulur në lokal dhe i thash njërës prej shoqeve të mia, kush është ky djali, sa i mirë. Njëra nga këto shoqet e njihte dhe më tha është muzikant, do të performojë këtu”, tha Elesa./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!