Vetëm 6 muaj pjesë e “bluve” të Chelsea, sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, i cili konsiderohej si “pasardhësi” i Didier Drogba, David Fofana është pranë largimit në huazim drejt Kampionatit gjerman të futbollit, Bundesliga.
Sipas, raportimeve më të fundit nga, gazetari i mirënjohur gjerman i futbollit, Florian Plettenberg, 20-vjeçari është shumë pranë kalimit tek Union Berlin vetëm për sesonin e ardhshëm, teksa raportohet se negociatat po shkojnë shumë mirë.
Fofana zhivlloi vetëm 3 ndeshje sezonin e shkuar në Premier League dhe një huazim pa të drejtë blerje mund të ndihmojë “bomberin” e ri të fitoj eksperiencën e duhur, teksa kujtojmë se gjermanët janë pjesë e UEFA Champions League sezonin e ardhshëm. /i.m /abcnews.al