Vetëm 4% e popullsisë është vaksinuar, ende në fuqi mandati i maskave në Kanada

schedule08:33 - 15 Maj, 2021

schedule 08:33 - 15 Maj, 2021

Mandati për mbajtjen e maskave dhe distancimi social në Kanada do të qëndrojnë në fuqi të paktën për disa muaj. Lehtësimi i masave pritet të ndodhë kur më shumë se 75% e Kanadezëve të vaksinohen plotësisht, sipas zyrtarëve të shëndetësisë.

“Në një nivel kombëtar po shohim shenja shpresëdhënëse se kemi kaluar kulmin e valës së tretë”, tha Dr. Theresa Tam, zyrtarja kryesore e shëndetit publik të Kanadasë, gjatë një konference për shtyp në Otava, duke treguar se numri i rasteve, shtrimeve në spital dhe në njësitë e kujdesit intensiv kanë pësuar rënie.

Sidoqoftë, Tam tha se shkalla e transmetimit dhe niveli i infeksionit në Kanada mbetet shumë i lartë për të lehtësuar kufizimet. Më pak se 4% e Kanadezëve janë  vaksinuar plotësisht dhe ky numër nuk pritet të rritet deri në verë pasi Kanadaja ka shtyrë dozat deri në katër muaj.

Mungesa e furnizimit të vaksinave e ka bërë Kanadanë të racionojë dozat e vaksinave. Ministrja e Shëndetësisë së Kanadasë Patty Hajdu tha se qeveria  ka diskutuar udhëzimet e reja me të gjitha provincat dhe vendimi se kur dhe si do të lehtësohen masat e shëndetit publik do të miratohet nga zyrtarët vendas./abcnews.al