Edhe pse ka një afërsi shumë të madhe me Kinën dhe është shtëpia e më shumë se 97 milion banorëve, Vietnami ka konfirmuar vetëm mbi 330 raste me Covid-19. Po ashtu, vendi deri më tani nuk ka regjistruar asnjë rast vdekjeje.
Por si ia arriti Vietnami që t’i mbante shifrat kaq të ulëta?
Ekspertët thonë që Vietnami pa një dritare të vogël për të vepruar herët, dhe e përdori sa më shumë që të ishte e mundur.
Vietnami filloi që të merrte masa që vendeve të tjera iu desh muaj që t’i ndërmerrnin. Si fillim u vendosën ndalimet e udhëtimeve dhe më pas u monitoruan nga afër kufijtë. Po ashtu, vendi mbylli edhe kufirin me Kinën ndërsa u shtuan kontrollet shëndetësore në kufij dhe në vende të tjera të “nxehta”.
Nga mesi i marsit, Vietnami kishte futur në karantinë për 14 ditë të gjithë personat që kishin hyrë në vend dhe këdo tjetër që mund të kishte pasur kontakt me një të infektuar.
Por, edhe pse këto masa rezultuan të ishin efektive, ekspertët thonë që tashmë është shumë vonë që vende të tjera të mësojnë nga suksesi i Vietnamit. /abcnews.al/