Qëndrim Rijani është regjisori shqiptar i teatrit, operës dhe filmit. Ndonëse vetëm 33-vjeç, karriera e tij është e pasur me vepra të huaja e shqiptare të shfaqura në shumë vende të Evropës, të cilat janë vlerësuar me shumë çmime nëpër festivale. Ai është edhe regjisori i operës së parë shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Sakaq, është edhe pedagog në Universitetin e Arteve në Tiranë dhe në Shkup.
Gjatë një rrëfimi në emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News, Rijani ka treguar se për gjithçka që ka arritur në jetë ka qene një fat i madh, por që ai e ka ndjekur duke punuar.
Më tej, ai ka theksuar se është munduar që të bëhem më i mirë nga shfaqja në shfaqje dhe shpreson që deri tani t’ia ketë dalë.
“Fatmbarësia ime ka qene që vitet e para, që prej se mbarova shkollën dhe deri më sot, t’i kem kaluar në teatër. Pra, më shumë kohë kam kaluar në teatër se sa në jetën normale. Edhe ky është një fat i mirë që më ka ndjekur dhe fat i mirë se kam punuar në institucione, dmth gjithmonë kam pasur oferta dhe nga oferta në ofertë kam shkuar në institucione në teatër. Nuk kam qene ne produksione private. Edhe fati tjetër i mirë është që e kam filluar në Tiranë, vazhdova si pedagog atje, këtu kam bërë produksione, kam bërë produksione në Kosovë. Kam bërë produksione në Maqedoni. Teatri shqiptar në Shkup ku unë jam regjisor i shtëpisë atje, është një strofull, e cila më ka pritur shumë mirë dhe po vazhdon të më presi shumë mirë në nevojat dhe kërkesat e mia për të bërë shfaqje. Them që është fat i mirë për realitetin që jetojmë, por nga ana tjetër, nëse kjo përgjigje kërkon një lloj mesazhi për të tjerët, fati është njëra, por ne duhet patjetër t’i vaprojmë pas dhe unë jam munduar që t’i vrapoj pas. Jam munduar që të bëhem më i mirë nga shfaqja në shfaqje dhe shpresoj që deri tani ia kam dal”, u shpreh Rijani./abcnews.al