Vetëm 3-vjeç dhe pozon për markat më të njohura, mediat britanike jehonë vogëlushit shqiptar

schedule18:35 - 26 Nëntor, 2020

schedule 18:35 - 26 Nëntor, 2020

Një vogëlush shqiptar është kthyer në një fenomen në internet për shkak të veshjeve të shtrenjta që ekspozon.

Mediat britanike kanë publikuar historinë e 3 vjeçarit, Elension Sulaj, i cili jeton në Waltham Cross në Hertfordshire. Ai ka rreth 26 mijë ndjekës në rrjetet sociale dhe me gardërobën e tij mbi 10 mijë paundë bën postime për Burberry, Versace, Gucci, Givenchy, Moschino and Ralph Lauren.

Nëna e tij, Enkeleda Sulaj e ka pasion veshjen e djalit të saj, ndaj ajo ka hapur një llogari të Elensios kur ai ishte vetëm 1 vjeç. Që nga ajo kohë, ajo i ka mësuar vogëlushit të bëjë selfie dhe të arrijë marrëveshje të markave me kompanitë e veshjeve. l.k/abcnews.al