BERAT – E reja Klaudja Xhaferaj e cila gjeti vdekjen bashkë me djalin e saj pasi ranë në lumin Osum, kishte vetëm 20 ditë që kishte marrë patentën për të drejtuar mjetin.
Edhe pse pa eksperiencë në makinë, 25-vjeçarja u fut në një parakalim të gabuar që i kushtoi jetën bashkë me djalin 6-vjeçar.
ABC ka siguruar pamjet e momentit të aksidentit, ku e reja parakalon jo në mënyrë të rregullt një makinë dhe më pas humb kontrollin duke rënë nga lartësia në lumin Osum.
Sipas ekspertizës paraprake vdekja është shkaktuar nga mbytja si pasojë e qëndrimit të gjatë në ujë.
/abcnews.al/