Vetëm 11-vjeçe, lushnjarja me 17 medalje ari: Sportin e karatesë e kam trashëguar nga babai

schedule11:30 - 6 Qershor, 2023

schedule 11:30 - 6 Qershor, 2023

Lirim dhe Amanda Dedej janë babë e bijë nga Lushnja, të cilët i kanë bërë krenarë të gjithë shqiptarët. 11-vjeçarja ka marrë plot 17 medalje në sportin e karatesë, madje së fundmi, është shpallur kampione e Ballkanit në karate për U12. Ajo ka trimfuar mes 1345 sportisteve nga 13 shtete.

Të ftuar në “ABC e Mëngjesit”, babë e bijë, kanë treguar emocionet e gjithë rrugëtimit të tyre. Lirimi ka theksuar se ai vajzën e trajton si të gjithë nxënësit e tjerë, nuk bën asnjëherë veçim, por është vullneti i saj.

“Nuk është vetëm Amanda kampione Ballkani, në 2018 kam nxjerr dhe një kampione tjetër, Ermelinda Kadiu në Beograd.

Amandën nuk është se e kam detyruar unë, apo ka një trysni nga ana ime, por e ndjen vetë. Madje, nuk ka bërë asnjë minutë ekstra në krahasim me të tjetër. Stërvitjen e ka bërë gjithmonë në grup, asnjëherë në mënyrë të veçantë. Ka parametrat e duhura fizik, por përveç kësaj ka vullnetin. Ne si trajner atë vlerësojmë të parin, vullnetin pastaj pjesa tjetër rregullohet. Ka fituar 17 medalje, vetëm 11-vjeç. Amanda kudo ku ka shkuar si brenda dhe jashtë Republike, ka marrë medalje ari”, tha ai.

Unë sportin e karatesë e kam pasur pasion që e vogël, e kisha shumë qejf dhe fillova me babin. Unë stërvitem mirë dhe kur fitoj gëzohet. Stërvitem 5-6 orë në ditë në sezon garash”, u shpreh Amanda./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!