Vetëdorëzimi, Bajrami: Balili ka marrë garancitë e tij për këtë akt

schedule15:53 - 15 Janar, 2019

schedule 15:53 - 15 Janar, 2019

Klement Balili u vu në pranga mëngjesin e së hënës pas një arratie prej gati 2 vjetësh. Gazetari Armand Bajrami ishte i ftuar në studion e lajmeve të ABC News për të folur rreth vetëdorëzimit të tij. Ai theksoi se kanë qenë pak persona që kanë pasur dijeni për ngjarjen e ditës së sotme.

“Konstatuam që në të vërtetë ishin shumë pak personat që kishin dijeni për këtë gjë. Edhe avokati i Balilit ishte dyshues nëse ishte vetëdorëuzar apo jo. Takimi i parë me oficerët është bërë në një zonë të Delvinës. Ka mbëritur fillimisht në Komisariatin nr. 6 dhe mandej është shoqëruar për në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Është një ngjarje shumë e madhe për hir të faktit të peshës së këtij emri, i cili që ka qenë në qendër edhe të arenës politike”, tha ai.

“Jemi në një situatë të ndërmjetme. Pas konfirmimit të lajmit pati një dyjëzim nëse ishte arrestim apo vetëdorëzim. Avokati i tij theksoi që kemi të bëjmë me një vetëdorëzim. Lleshaj përmendi një operacion policor. Nuk jemi në rastin e një dorëzimi klasik kur i kërkuari shkon dhe deklaron se është personi i kërkuar apo një operacion të mirëfilltë që çon në arrestimin e të kërkuarit. Prandaj kemi një dyjëzim”, tha Bajrami.

Vetëdorëzimi i Balilit ka ardhur pas negociatave që janë zhvilluar me Policinë e Shtetit, prandaj për këta të fundit nuk ishte surpizë. Për gazetarin, Klement Balili ka marrë garancitë e tij për t’u vetëdorëzuar.

“Balili ka hyrë në negociata me Policinë e Shtetit. Këto janë finalizuar ditën e sotme. Edhe policia ka pasur një mirëkoordinim. Për tanuk ishte surprizë.

Ajo që mund të them është fakti që Balili patjetër që ka marrë garancitë e tij për të ndërmarrë këtë akt. Kur them garancitë, jo vetëm ato ligjore,. Mua fakti i vetëdorëzimit në këtë moment më bën të mendoj se ka marrë garanci të tjera që pa spekulluar ndoshta nuk do ta lejojnë të marrë një dënim të rëndë”, tha Armand Bajrami./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!