Reshjet e dendura të borës që kanë përfshirë vendin tonë këtë fundjavë kanë sjellë vështirësim të qarkullimit në aksin Korçe- Qafë Thanë.
Mjetet qarkullojnë me goma dimërore dhe zinxhirë. Trashesia e borës ka arritur deri në 15 cm. Borëpastrueset vijojnë pastrimin e rrugës, por puna e tyre bëhet e vështirë për shkak të trafikut të mjeteve që nuk kanë pajisje dimërore.
Rradha e automjeteve në pritje ka arritur deri në Prrenjas sipas raportimeve të fundit për Abc News. / abcnews.al