Vesa Luma shijon verën në Zelandën e Re, ndan imazhet provokuese

schedule18:07 - 26 Janar, 2021

schedule 18:07 - 26 Janar, 2021

Vesa Luma prej disa vitesh është zhvendosur në Zelandën e Re bashkë me Big Bastën dhe djalin e tyre, Lianin. Edhe pse e shkëputur prej kohësh nga muzika, këngëtarja ka qëndruar pranë fansave të saj duke qenë sa më aktive në rrjete sociale.

Me ardhjen e verës në Zelandën e Re, Vesa ka shijuar ditët e nxehta. Këngëtarja ka publikuar disa fotografi në rrjete sociale, ku shfaqet mjaft tërheqëse ndërsa pozon me bikini. “Ok e fundit. E dua shumë verën”, ka shkruar Vesa krahas fotove.

Kujtojmë që përsa i përket muzikës, këngëtarja dhe Big Basta kanë paralajmëruar rikthimin me disa projekte që pritet të publikohen së shpejti. /abcnews.al