Vesa Luma i përgjigjet sërish komentuesve serbë: Gjuha shqipe ndër më të vjetrat në botë

schedule11:40 - 25 Korrik, 2020

schedule 11:40 - 25 Korrik, 2020

Artistë të shumtë kanë përkrahur fushatën për vendosjen e hartës së Kosovës në “Apple”.

Por, një pjesë e madhe e tyre kanë pranuar komente të shumta negative në rrjetet e tyre sociale.

Një gjë e tillë i ka ndodhur edhe Vesa Lumës, e cila ka reaguar përmes një postimi të bërë në Instagram.

“A din si eshte puna…une muj me punesu dikon me nejt gjithe diten tu ju blloku raportu, ama fillimisht du mi ja bo botes me dije cfare rrace jeni JU…ju vazhdoni…Google translate nese doni me marr vesh (ose ma mire, mesojeni gjuhen shqipe, pse jo..eshte nje nder gjuhet ma te vjetra ne bote”, ka shkruar këngëtarja.

Ndërkohë dy ditë më parë, Vesa publikoi disa mesazhe që ka marrë nga disa përdorues serbë, duke u shprehur: “Çfarë zgjimi i mëngjesit, kjo fushata e ktyre. Merruni me jetën tuaj njerëz, Kosova kurrë nuk ishte as nuk do të jetë e juaja”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!