Vesa Luma dhe Big Basta vaksinohen kundër Covid-19

schedule15:41 - 7 Maj, 2021

schedule 15:41 - 7 Maj, 2021

Vesa Luma është një ndër personazhet më të dashur të ekranit shqiptar. Këngëtarja shqiptare prej disa vitesh është zhvendosur në Zelandën e Re së bashku me bashkëshortin, Big Bastën dhe djalin e tyre, Lianin. Ajo është shumë aktive në rrjete sociale, ku shpeshherë ndan momente nga përditshmëria me ndjekësit.

Së fundmi, këngëtarja ka bërë me dije se ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19, së bashku me Big Bastën. Në një postim në Instastory, Luma ka zbuluar se është vaksinuar me Pfizer. “Të vaksinuar nga Covid-19”, janë fjalët me të cilat Vesa ka shoqëruar postimin.

Ndërkohë, kujtojme që gjatë këtyre viteve me largimin në Zelandën e Re, këngëtarja dhe Big Basta nuk kanë sjellë projekte të reja muzikore. Ata kanë bërë me dije se po punojnë për të sjellë prurje të reja, por nuk kanë dhënë detaje se kur pritet të publikohen. /abcnews.al