Verstappen nuk reziston dot, Lewis Hamilton “Zot” edhe në Spanjë

schedule17:40 - 9 Maj, 2021

schedule 17:40 - 9 Maj, 2021

Lewis Hamilton ka treguar edhe një herë tjetër supermacinë, teksa ka fituar Çmimin e Madh të Spanjës. Kampioni i botës ia mori në fund kreun rivalit Max Verstappen dhe thellon distancën në renditjen e përgjithshme për pilotët.

Valteri Bottas, piloti tjetër i Mercedes, u rendit në vendin e tretë dhe skuderia gjermane vazhdon dominimin në Formula 1. Sa i takon makinave Ferrari, i katërti e kaloi finishin Charles Leclerk, kurse Sainz u rendit në vendin e shtatë.

Sebastian Vettel e ka mbyllur garën vetëm në vendin e 13-të, një pozitë pas veteranit Kimi Raikkonen që nget Alfa Romeo. Një garë jo e mirë për Fernando Alonso, që u rendit në vendin e 17-të. /abcnews.al