Verona e dashuruar me shqiptarët, piketon pasuesin e Rrahmanit

schedule13:17 - 24 Prill, 2020

schedule 13:17 - 24 Prill, 2020

Hellas Verona i hedh sytë sërish nga Kroacia, për të gjetur një zëvendësues për Amir Rrahmanin. Ivan Juric ka piketuar sërish një shqiptar, sikurse raporton Sportske Jutarnji, dhe është Ardian Ismajli, mbrojtësi i Hajduk Split, i cili është pjesë e kombëtares shqiptare.

 

Ismajli është një nga lojtarët më të spikatur në kampionatin kroat dhe është përzgjedhur më shumë nga të gjithë në formacionin më të mirë të javës. Interesim për të ka pasur nga disa klube dhe më parë në Itali është përmendur edhe Atalanta.

Pas asaj që bëri Rrahmani, i cili u shit për 6 muaj te Napoli për 14 milion euro, edhe për Ismajlin kjo lëvizje mund të konsiderohet e duhura. Hellas Verona duhet të bëjë ofertën e duhur për Hajduk Split dhe paratë nuk mungojnë, pasi në verë mund të shesin edhe Marasha Kumbullën, i cili me siguri nuk do të ika pa 20 milion euro. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!