Juan Sebastian Veron, ish-mesfushori që ka luajtur në Serie A me Inter, Lazio e Parma, ka dhënë së fundmi një interviste dhe nuk mund të mungonte një pyetje për argjentinasin Leo Messi, i cili nuk është se po kalon momente të mira te Barcelona.
“Shikoj një shqetësim te Barcelona në këtë moment. Gjatë këtyre viteve ata janë përpjekur të jenë protagonistë dhe duket se janë në një fazë tranzicioni. Ata po përpiqen të gjejnë një identitet të caktuar. Messi gjithashtu është i përfshirë në këto ndryshime.
Më duket se klubi nuk ishte në gjendje ta kënaqte atë, veçanërisht në ndërtimin në ndërtimin e grupit. Në një moment të caktuar pothuajse nisi të komplotonte kundër tij. Ai ka qenë gjithmonë një lojtar që garon dhe kërkon të qëndrojë në krye”. /abcnews.al