“Veriu “minë me sahat”/ Vuçiç kërkon nga KFOR të mbajë nën kontroll situatën

schedule13:26 - 26 Shtator, 2023

schedule 13:26 - 26 Shtator, 2023

Duhet të jetë misioni paqeruajtës i KFOR që duhet të kujdeset për situatën e tensionuar në Veri dhe jo Policia e Albin Kurtit.

Kjo është ajo cfarë ka deklaruar Presidenti Serb Aleksander Viçiç këtë të martë pasi u takua me Ambasadorët e Vendeve të Kunitit si dhe me Shefin e Delegacionit të Bashkimit Europian në ndërtesën e Presidenceës së Serbisë.

“Përsërita qëndrimin e Serbisë për ngjarjet e fundit në Kosovë dhe kërkova që KFOR të kujdeset për të gjitha çështjet e sigurisë në veri të Kosovës, në vend të policisë së Albin Kurtit.”

Vucic është shprehur se ndaj ambasadorëve të Shteteve te Bashkura të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Italisë si dhe ndaj Shefit të Delegacionit të Bashkimit Europian ka shtruar edhe pyetjen se përse nuk ndërhyri EULEX në operacionin e Policisë së Kosovës pranë Manastirit të Banjskës në Zveçan.

Pjesë e këtij takimi që Presidenti Serb Aleksander Vuçiç mbajti me diplomatët ndërkombëtar ishte edhe Petar Petkovic, Drejtor i Zyrës për Kosovën nga Qeveria e Serbisë.

Qeveria e Serbisë mori vendimin për të shpallur 27 shtatorin ditë zie në vend për shkak të asaj që Beogradi e quajti “ngjarja tragjike në Veri të Kosovës.”

Ndërkohë, Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë dhe e mbështetur nga Beogradi – “shpalli” tri ditë zie në komunat me shumicë serbe në Kosovë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!