Veriu i Norvegjisë dëshiron që dita të zgjasë 26 orë

schedule14:40 - 11 Prill, 2024

schedule 14:40 - 11 Prill, 2024

Rajoni më verior i Norvegjisë, Finmark, i ka kërkuar Komisionit Evropian që të miratojë vendosjen e një zone kohore me një ditë 26-orëshe, raportojnë mediat lokale.

Autoritetet lokale deklarojnë se kjo kërkesë, e promovuar nga kryetari i bashkisë Vadso, një qytet i vogël në Rrethin Arktik pranë kufirit rus, të cilin shumë e konsiderojnë të çuditshëm, synon të promovojë vlerat lokale, të rrisë kohën e familjes dhe të tërheqë banorë të rinj në rajon, Politiko.

Në letrën e tyre drejtuar Komisionit Evropian, i cili konfirmoi se kishte marrë kërkesën, autoritetet lokale në rajonin e Finmarkut i kërkojnë KE-së të urdhërojë autoritetet norvegjeze të miratojnë krijimin e një zone kohore me një ditë 26-orëshe në vend të një 24 ore dite.

“Nuk kemi menduar shumë se si do të funksionojnë në praktikë zonat e reja kohore. Nuk mendoj se KE do ta miratojë këtë propozim, ndaj nuk i kemi përpunuar të gjitha detajet”, tha Vence Pedersen, kryebashkiaku i Vadso, duke theksuar se ky rajon po lufton për të tërhequr banorë të rinj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!