Në protestat e 29 majit në Veri të Kosovës trupat e KFOR-it janë sulmuar nga grupe kriminale dhe identifikimi I tyre është detyrë e Policisë së Kosovë. Kjo është deklarata e zëdhënësit të shtabit të forcave të KFOR-it , Kolonel Andrea Gallieni I cili ka thënë në një conference për shtyp se forcat paqeruajtëse të NATO-s do të vijojnë të qëndrojnë në Veri të Kosovës për aq kohë sa tensionet atje vijojnë.
“Ishte e qartë se ku njerëzit përpiqeshin të manifestoheshin dhe të protestonin në mënyrë paqësore, por ishte gjithashtu e qartë se pas tyre fshiheshin disa grupe kriminale që tentonin të sulmonin trupat e KFOR-it. Eshte detyra e Policise se Kosoves qe te ndermarre te gjitha proceduarat per identifikimin e ketyre grupeve dhe nese ata jane kriminele, atehere te zbatoj ligjin”
Zëdhënësi I KFOR-it mohoi zërat që qarkullojnë se trupat paqeruajtës të NATO-s do të marrin kontrollin e Veriut të Kosovës.
“Ky nuk është qëllimi i Trupave të KFOR-it, ne kemi shtuar prezencen tone ne Veri për shkak të protestave dhe krizës së shkaktuar, por nuk është objektivi ynë që të jemi në veri të Kosovës më shumë sesa ështe e nevojshme.”
Koloneli I KFOR bëri thirrje që Kosova dhe Serbia të përmbahen nga veprimet hakmarrëse dhe përdorimi i dhunës, pasi diçka e tillë do të sillte një përshkallëzim ne nivel të lartë të Situatës. Andrea Gallieni deklaroi se situata është qetësuar përgjatë ditëve të fundit në Veriun e Kosovës dhe se prej dates 5 qershor Nato ka shtuar prezencën e saj atje me mbi 500 trupa./abcnews.al