Verdiktet e Serie A/ Shpëtojnë Ramadani e Berisha, bie Ismjali me Empoli

schedule12:38 - 26 Maj, 2025

schedule 12:38 - 26 Maj, 2025

Festa ishte e gjitha e tij. Ylber Ramadani dhe shokët e tij tek Leçe ishin padyshim në parajsë pasi skuadra puljeze siguroi mbijetesën në Serinë A.

Java e fundit e kampionatit italian ishte si një film “thriller” dhe në fund I lumtur ishte mesfushori kuqezi, si dhe lojtari tjetër I kombëtares, Medon Berisha.

Ata kremtuan si të çmendur në dhomën e zhveshjes së stadiumit “Olimpiko” të Romës pas fitores shpëtimtare 1-0 ndaj Lacios.

Kulibali ishte shënuesi, dhe portieri Falkone më I miri në fushë, veçse një javë më parë shpresën për mbijetesë e ndezi pikërisht Ramadani me golin e shkëlqyer ndaj Torinos.

Në moshën 29-vjeçare, mesfushori kaloi çdo problem, mbeti disa ndeshje në stol, por pastaj bindi trajnerin Xhampaolo për ta aktivizuar titullar.

Dëshpërim I thellë ndërkaq për Ardian Ismajlin. Njëri nga mbrojtësit më të dalluar të kombëtares u mund në shtëpi dhe skuadra e tij, Empoli, ra nga kategoria.

Ismajli ishte titullar në sfidën në shtëpi kundër Veronës, që përfundoi 2-1 për miqtë. Mërzitja është e madhe, por besohet se mbrojtësi kuqezi do të gjejë një ekip tjetër të Serisë A për sezonin që vjen.

Në përfundim të kampionatit, kapiteni I kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, shkon në Champions me Atalantën edhe pse u mund në javën e fundit nga Parma.

Një vend në Champions e siguroi edhe Juventusi, që vuajti shumë në Venecia, por ia doli. “Zonja e Vjetër” fitoi 3-2 me përmbysje në një duel të vështirë, duke bërë të pavlefshme fitoren 2-0 të Romës në fushën e Torinos./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!