“Vepronte kur s’ishte mami”: Zbardhet dëshmia e 14-vjeçares së abuzuar nga njerku në Durrës

schedule11:33 - 26 Shtator, 2020

schedule 11:33 - 26 Shtator, 2020

Gazetari Leonidha Musaj ka zbardhur për abcnews.al dëshminë e vajzës 14-vjeçare në Durrës, e cila ka akuzuar bashkëjetuesin e nënës për abuzim seksual.

Policia ka arrestuar 39-vjeçarin pas denoncimit të nënës së vajzës, e cila ishte sinjalizuar nga e bija për veprimet e bashkëjetuesit.

Lexo edhe: Pritet ekspertiza, si u zbulua abuzimi i njerkut me 14-vjeçaren në Durrës

Mësohet se vajza ka deklaruar në polici se bashkëjetuesi i nënës abuzonte seksualisht dhe psikologjikisht me të në momentet kur nëna nuk ndodhej në shtëpi.

Pas denoncimit të gruas, policia ka arrestua 39-vjeçarin, ndërsa në orët në vijim pritet t’i bëhet ekspertiza vajzës për të vërtetuar ose jo pretendimet e saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin L.K., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 14 vjeçe, (vajzën e bashkëshortes së tij nga martesa e parë)”, bëri me dije policia gjata paradites së sotme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!