Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me një video të postuar në rrjete sociale, ku një i moshuar kryen vepra të turpshme ndaj një shtetaseje të mitur.
Në video shihet i moshuari i ulur në krah të të miturës, që e prek në vende intime.
Lidhur me këtë rast, polica bën me dije se është identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë shtetasin Sh. C., 76 vjeç, banues në Tiranë.
Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 ndaluan me inicativë shtetasin Sh. C., për veprën penale “Vepra të turpshme”.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët, për bashkëpunimin, dhe i fton që të vazhdojnë të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast paligjshmërie që ata evdientojnë.
/Abcnews.al/