Venezuela pritet të prodhojë 2 milion doza vaksinash çdo muaj

schedule08:38 - 12 Prill, 2021

schedule 08:38 - 12 Prill, 2021

Venezuela do të prodhojë çdo muaj më shumë se dy milion doza të vaksinës të zhvilluara nga shkencëtarët në Kubë duke filluar nga gushti, sipas një deklaratë nga presidenti i vendit Nicolas Maduro.

Kreu i shtetit gjithashtu njoftoi se vendi i tij do të marrë pjesë në provat klinike të fazës së tretë të vaksinës, me të cilën Havana tashmë ka filluar vaksinimin e 124,000 anëtarëve të stafit mjekësor në fund të marsit.

Shkencëtarët kubanë po testojnë katër vaksina kandidate, Mambisa (në fazën 1), Soberana 1 (në fazën 2), Soberana 2 dhe Abdalla (në fazën 3) ndërsa punojnë në një të pestën, Soberana +, një version i Soberana 1 për  personat që janë shëruar nga COVID-19.

Havana planifikon të nisë një fushatë të  imunizimit masiv në qershor pas prodhimit të vaksinës së parë që do të zhvillohet dhe prodhohet në Amerikën Latine.

Presidenti i Venezuelës shtoi se qeveria e tij po konsideronte nënshkrimin e marrëveshjeve për të prodhuar vaksina shtesë “me Rusinë, Kinën dhe vendet e tjera”.

Venezuela, me një popullsi prej 30 milion banorësh, po përballet me një valë të dytë të pandemisë . Vendi ka regjistruar 170,000 raste nga të cilat më shumë se 20,000 në Mars, dhe pak më pak se 1,700 viktima për shkak të COVID-19./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!