Venezuela në kaos, opozita kërkon largimin e Maduros

schedule21:59 - 25 Shkurt, 2019

schedule 21:59 - 25 Shkurt, 2019

25 viktima dhe dhjetëra të plagosur brenda 48 orësh. Ësht ky bilanci i kaosit në Venezuelë, ndërsa vazhdojnë përplasjet e dhunshme në kufi me Brazilin. Opozita venezuelian kërkon largimin me forcë nga pushteti të Nikolas Madurp

Dy ditët e fundit, duke nisur nga e shtuna e kaluar, forcat e sigurisë dhe mbështetësit e presidentit Maduro kanë vrarë 25 persona dhe kanë plagosur të paktën 84 të tjerë në Gran Sabana, kufirin venezuelian me Brazilin. Ngjarja ëshët denoncuar nga kryebashkiaku i qytetit, i cili ëhstë strehuar në Brazil, duke kaluar kufirin në mënyrë clandestine. Përplasje, dhunë dhe kamionë me ndihma humanitare në flakë. Venezuela mbetet ende në kaos me ushtarët që nuk e kanë braktisur Nikola Maduron. Sërish flitet për ndërhyrje ushtarake me presidentin e vetëshpallur Huan Guaido i cili lë të kuptohet qartë duke folur për domosdoshmërinë e mbajtjes në tryezë të të gjithë opsioneve. Ndërsa sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo, thekson se shtetet e bashkuara të amerikës nuk do qëndrojnë si spektatorë dhe se Maduro i ka ditët e numëruara tashmë. Situate në Venezuelë do të jetë temë diskutimi në Bogota ku do të mblidhet grupi i Limës; i pranishëm do të jetë dhe zëvendës presidenti amerikan Majk Pens. Opozita do të kërkojë shtimin e presioneve diplomatike dhe përdorimin e forcës kundër regjimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!