Venezuela hyn zyrtarisht në diktaturë/Partia e Maduros fiton zgjedhjet

schedule11:23 - 11 Dhjetor, 2017

schedule 11:23 - 11 Dhjetor, 2017

Partia socialiste e Nicolas Maduro fitoi bindshëm zgjedhjet vendore në pjesën më të madhe të vendit, dhe pse në rezultat ndikoi bojkoti i opozitës. Kreu i shtetit gjatë fjalimit të fitores paralajmëroi se partitë që nuk morën pjesë në këto zgjedhje, nuk do të jenë pjesë më e asnjë procesi votimi dhe do të zhduken nga harta politike. Maduro shpalli mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale vitin e ardhshëm.

Partia në pushtet në Venezuelë fitoi në 300 qytet nga 335, në një kohë që pjesëmarrja në votime ishte 47%, një rënie prej më shumë se 10 për qind në krahasim me katër vjet më parë. Tre nga katër partitë më të mëdha të opozitës në vend refuzuan të propozojnë kandidatët e tyre duke akuzuar autoritetet për manipulim të procesit të votimit.

Në zgjedhjet presidenciale të 2018-ës, Maduro synon mandatin e rradhës pavarësisht popullaritetit në rënie për shkak të kushteve të këqija ekonimike në vend. Opozita e akuzon atë se ka transformuar Venezuelën në një diktaturë, duke burgosur disidentët dhe duke krijuar institucione që varen prej tij./abcnews.al