Venecia i jep të drejtë Kuvendit/ Çupi: Kushtetuesja e teproi me kompetencat e saj, u bë instrument inatçor

schedule18:36 - 10 Dhjetor, 2024

schedule 18:36 - 10 Dhjetor, 2024

Komisioni i Venecias i dha të drejtë Kuvendit mbi çështjen ‘Xhaçka’ e diskutuar së fundmi në media.

Analisti Frrok Çupi u shpreh për ‘Tirana Live’ se Kushtetuesja e teproi me kompetencat e saj dhe u bë një instrument inatçor. Sipas tij, kërkesa e formuluar prej saj ishte antikushtetuese dhe antidemokratike.

“Ky ishte një test i lartë për atë sesi mazhoranca ka respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese gjë që rëndomtë ndodh në mazhoranca solide që të mund të shkojë vijë për vijë me Gjykatën Kushtetuese. Aq më shumë që ështe një çështje që ishte marrë majë për majë nga Gjykata Kushtetuese, Parlamenti e nxitur nga opozita.

Kjo rrjedhë e ngjarjes pa dyshim që do e çojë punën në këtë pikë që ndodhi sot. Gjykata Kushtetuese patjetër që do tërhiqet, që Venecia do t’i japë të drejtë parlamentit. Gjykata Kushtetuese realisht e teproi. Gjykata Kushtetuese u bë një instrument inatçor që o do i shkonte e vetja o s’ka, nëse je inaçtor patjetër që do humbësh.E formuloi në mënyrë antikushtetuese, antidemokratike kërkesën e saj.” / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!