Venecia i dhuron Bibliotekës Kombëtare libra brilant bizantin/ Rembeci: Lajm shumë i rëndësishëm

schedule10:25 - 13 Shkurt, 2024

schedule 10:25 - 13 Shkurt, 2024

Libra të rrallë bizantin i janë dhuruan Bibliotekës Kombëtare Shqiptare. Ky koleksion i dhuruar nga Insituti Helenik në Venecia rrok 10 shekuj.

I ftuar në “Pas Mesnate”, studiuesi bizantolog, Andi Rembeci e ka cilësuar këtë si një lajm shumë të bukur. Ai ka theksuar se insitucionet shqiptare po përpiqen të rilidhin ndërveprimin e shkëmbimeve të botimeve shkencore, që dikur u zhduk si fenomen.

“Ishte me të vërtetë një lajm shumë i bukur. Ftesa që na erdhi nga Biblioteka Kombëtare, na kënaqi dhe entuziazmojë. Insitucionet shqiptare po përpiqen të rilidhin ndërveprimin e shkëmbimeve të botimeve shkencore, që dikur ka qenë më i stabilizuar dhe më pas u zhduk si fenomen. Tani shohim me kënaqësi që Biblioteka Kombëtare dhe Insituti Grek i studimeve Bizantine dhe Pas Bizantine në Venecia, një insitutë shumë prestigjoz në fushën e studimeve kanë lidhur një urë bashkëpunimi dhe në këtë ombrellë, rezultatet e para janë dhurata e këtij koleksioni të madh të botimeve të Institutit të Venecias për fushën e Bizantit dhe pas Bizantit, por që prekin një lamirshmëri temash, permbajtjesh dhe periudhash. Është shumë i rëndësishëm, sepse është i domosdoshëm, sepse nuk i lë pa prekur dhe shqiptarët si pjesë e një hapësire pa kufi të realitetit bizantin apo osman që ne kemi pasur. Studimet që ne kemi pasur në këtë insitut kanë autoritet shkencor”, tha Rembeci./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!