Vendparkimet, 10 rrugë të reja në Tiranë kthehen me pagesë

schedule16:48 - 26 Mars, 2018

schedule 16:48 - 26 Mars, 2018

Në Tiranë, 10 rrugë të reja kthehen në vendparkime me pagesë. Në këto rrugë nuk ka inspektore të “Tirana Parking” dhe pagesa kryhet vetëm përmes dërgimit të një mesazhi telefonik.

10 rrugë të tjera në Tiranë i janë shtuar listës së vendparkimeve për automjetet me pagesë. Bëjnë pjesë në zonën B të kryeqytetit dhe ndryshe nga zona A, ku për një orë paguan 100 lekë, këtu është 40 lekë ora.

Një tabelë të informon për detajet në hyrje të rrugës.

Numri i telefonit, ku dërgohet mesazhi për të kryer pagesën është i njëjtë, 50 500. Mënyra e shkrimit të tij ndryshon.
Ndryshe nga zona A, ku shkruhet vetëm targa e automjetit, në zonën B shkruhet targa e makinës dhe zona e tarifimit.

Por kujdes!

Në rrugët e zonës B nuk ka inspektorë të “Tirana Parking”, ku mund të kryesh pagesën.

Janë Policët Rrugore, ata që para se të firmosin fletë-gjobën verifikojnë nëse drejtuesit i automjetit ka paguar për vendin e parkimit apo jo.

Në 38 rrugë të zonës A dhe B, pagesa për të parkuar bëhet vetëm përmes dërgimit të një mesazhi në numrin e telefonit 50 500, pasi vetëm në 12 prej tyre ka inspektorë të “Tirana- Parking”.

Kjo, sipas agjencisë, është e përkohshme, pasi në këto rrugë një tjetër alternativë për të paguar do të jenë edhe makinetat elektronike, që kanë nisur të instalohen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!