Derbi i Katalonjës prodhoi vetëm një gol mbrëmjen e kaluar, i mjaftueshëm për Barcelonën për të mposhtur Espanyol. Sfida u vendos nga Luis Suarez, i cili gjeti golin në minutën e 56-të.
Goli i 15-të në kampionat për këtë sezon për 33-vjeçarin uruguaian dhe djemtë e Setien mbeten në garë për titull, ndërsa Espanyol ra zyrtarisht një kategori më poshtë pas kësaj humbje.
#BARESP
1-0
Luis Suarez
Follow me for more updates pic.twitter.com/Ew8SMcHp66— Live Soccer Goals (@LiveSoccerGoal1) July 8, 2020
“E dinim që do të vuanim, duke llogaritur faktin që Espanyol ndodhet keq në renditje dhe kishte një dëshirë të madhe për t’u paraqitur mirë kundër nesh. Ishim disi të lodhur, por rëndësi ka që morëm tre pikët, kundër një kundërshtari që u mbrojt mirë dhe nuk na la hapësira.
Objektivi ynë është të fitojmë tre ndeshjet e mbetura dhe të shpresojmë që Reali të bëjë ndonjë gabim. Le të fokusohemi te vetja dhe ndeshjet që na presin“, deklaroi pas ndeshjes bomberi i skuadrës katalanase. /abcnews.al

