Një tjetër çmim i mundshëm për PlayStation 5 është shfaqur në Amazon, kësaj radhe në Francë. Sipas një liste të zbuluar së fundmi, modeli standard me një disk do të kushtojë 499,99 €.
Në krahasim me PlayStation 3 filloi për 599 euro dhe PlayStation 4 filloi për 399 euro.
Kujtojmë që drejtori ekzekutiv i Sony-t, Jim Ryan u shpreh disa ditë më herët se adhuruesit e videolojërave i blenë të gjitha përmes prenotimeve, duke boshatisur shumë shpejt tregun. l.k/abcnews.al