Vendosën himnin kombëtar pas orës 22:00, lirohen gjatë natës pronarët e bizneseve në Lungomare

schedule08:40 - 19 Korrik, 2021

schedule 08:40 - 19 Korrik, 2021

Tre personat e shoqëruar një natë më parë nga policia e Vlorës pasi vendosën himnin kombëtar pas orarit të përcaktuar në shenjë proteste, janë liruar përgjatë orëve të natës nga policia.

ABC mëson se ata janë lënë të lirë rreth orës 02:35 të mëngjesit të sotëm.

Lexo edhe: Ndodh në Vlorë, polici i vendos kokën nën bark pronares së lokalit gjatë shoqërimit

Menjëherë pas shoqërimit të tre pronarëve të lokaleve, mes të cilëve edhe një grua, shumë prej tyre dolën në protestë deri pas mesnate duke kërkuar lirimin e tyre para Komisariatit të Vlorës.

Aksioni i policisë nisi pas orës 22:00, pasi disa pronarë lokalesh në Vlorës në shenjë proteste kishin vendosur në sfond himnin kombëtar, gjë që është cilësuar shkelje e aktit normativ për lejimin e muzikës. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!