Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Pukës. Pasi janë numëruar votat në 20 qendrat e votimit, koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka triumfuar duke marrë kështu zyrtarisht bashkinë e parë.
Kandidati i koalicionit BF, Rrok Dodaj ia doli të merrte 3480 vota, ose 58.13%, ndërsa kandidati i Partisë Socialiste Gjon Gjonaj mori 2507, ose 41.87%.
Deri më tani Partisa Socialiste ka marrë 9 bashki, koalicioni “Bashkë Fitojmë” 1 bashki, ndërsa Partia Demokratike ende asnjë.r.t/abcnews.al