VENDIMI/ Prokuroria ndryshon akuzën ndaj Tushës, nga “abuzim seksual” në “ngacmim seksual”

schedule11:01 - 17 Nëntor, 2020

schedule 11:01 - 17 Nëntor, 2020

Gjykata e Sarandës ka ndryshuar masën e sigurisë për Barjam Tushën.

72 vjeçarit të akuzuar për abuzim seksual me të mitur, iu dha masa e sigurisë “arrest ne burg” pa afat.

Dje, Gjykata e Sarandës e ka ndryshuar këtë vendim në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Ky vendim vjen pas ndryshimit të akuzës nga Prokuroria e Sarandës, nga abuzim seksual me të mitur, në ngacmim seksual ndaj të miturës.

Sakaq mësohet se 17 vjeçarja pas arrestimit të Barjam Tushës ndodhet në Vlorë, pranë një shoqatë për vajzat dhe gratë e abuzuara pasi ka refuzuar të rikthehet në shtëpi.

Kujtojmë këtu se 17 vjeçarja e denoncoi pasi pretendon se ai e përdhunonte përmes dhunës dhe kërcënimeve. Pas denoncimit policia e përgjoi Tushën teksa fliste më një tjetër të akuzuar për përdhunim po nga adoleshentja.

Fjalët e tij e komprometuan duke e bërë më të besueshme dëshminë e vajzës dhe policia e arrestoi./abcnews.al/