Vendimi për sigurimin 10-vjeçar të ndërtesave, ekspertët: Rëndon konsumatorin

schedule15:43 - 5 Tetor, 2019

schedule 15:43 - 5 Tetor, 2019

Vendimi i qeverisë që detyron ndërtuesit të garantojnë kontratë sigurimi 10-vjeçare, sipas ekspertëve është i vonuar dhe nuk duhet të sillet në vëmendje vetëm në raste fatkeqësish. Ekspertët shprehen se pavarësisht se mbulimi i sigurimit do të kryhet nga ndërtuesi, në fund të fundit kostoja do të rëndoje xhepat e blerësit.

U desh rasti i tërmetit të rënë para pak javësh që qeveria të merrte vendimin që detyron ndërtuesit të lidhin një kontratë sigurimi 10-vjeçar me blerësit. Megjithatë ekspertët e polices së sigurimit tregojnë se çfarë mbulon ky sigurim, i cili nuk përfshin fatkeqësitë natyrore si zjarret dhe termetet

Ekspertët e ekonomisë shprehen se kjo kontratë sigurimi edhe pse ligji e parashikon që do paguhet nga ndërtuesi, në fund të fundit barra e kostos bie tek blerësi apo konsumatori

Por sa është kostoja e sigurimit të një banesë rreth 100m katrorë për 1 vit?

Në vendin tonë sigurimi i ndërtesave zbatohet kryesisht në rastet e vendosjes së tyre si kolateral për kredi nga bankat ose në rastet e bizneseve të rrezikuara nga përmbytjet apo fatkeqësitë e tjera natyrore, por që nuk ka të bëje me vendimin e ri të Këshillit të Ministrave. /ABc News Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!