“Vendimi për seancën, i njëanshëm”, Bardhi: Zhvendosja e datës duhet të merrte miratimin e opozitës

schedule10:45 - 12 Qershor, 2024

schedule 10:45 - 12 Qershor, 2024

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u shpreh se vendimi për seancën e mbajtur sot, dhe jo të enjten sipas rregullore së Kuvendit, është një i njëanshëm.

Teksa iu drejtua deputetes Ermonala Felaj, Bardhi tha se zhvendosja e datës duhet të merrte miratimin e opozitës. Kësaj pyetje Felaj u përgjigj duke thënë se kalendari u miratua para një javë dhe se opozita nuk pati asnjë kundërshtim.

Po ashtu Bardhi u ndal te kërkesa për interpelancë me kryeministrin Edi Rama, që nuk është pjesë e agjendës së ditës. Në lidhje me këtë pyetje socialistja Felaj tha se përgjigjja i është dhënë nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ditën e djeshme.

Pjesë nga diskutimi në seancën plenare:

Bardhi: Keni vendosur që Kuvendin e Shqipërisë ta trajtoni si dyqanin tuaj personal. Duhet ti shpjegoni qytetarëve sepse është vendosur seanca plenare nga dita e enjte për të mërkurën. Ju keni marrë një vendim të njëanshëm. Nëse është ajo arsye që është publikuar në media, është një akt i turpshëm. Ne distancohemi nga ajo arsye banale. Së dyti, një grup deputetësh të PD-së kanë kërkuar interpelancë urgjente me Ramën në lidhje me menaxhimin e fondeve. Po shkelni të drejtën e kolegëve për të shpjeguar arsyet pse u zhvendos data e seancën plenare.

Felaj: Kur u miratua kalendari ju nuk kundërshtuat. Nuk jam e detyruar t’ju jap shpjegim për sa kohë refuzoni të merrni pjesë në konferencë. Për sa i përket kërkesës për interpelancë, ju ka kthyer përgjigje dje kryetarja e Kuvendit. Me përgjigjen e kryetares jeni ndihur.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!