Vendimi për pronat e Manastirit të Deçanit, reagon Rama: Mbështetes qeverinë e Kosovës, e inkurajoj të punojë me aleatët

schedule13:41 - 13 Mars, 2024

schedule 13:41 - 13 Mars, 2024

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, e cila ka kërkuar Agjencisë Kadastrale, që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 për tokën e Manastirit të Deçanit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se mbështet qeverinë e Kosovës në lidhje me këtë vendim.

Kreu i qeverisë inkurajon lidershipin e Kosovës që të vazhdojë të punojë me aleatët, për të treguar se Kosova është një partner i rritur i besueshëm i Komunitetit Euro-Atlantik.

“Unë e mbështes plotësisht vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Manastirin e Deçanit, më mirë vonë se kurrë. E inkurajoj lidershipin e Kosovës që të vazhdojë të punojë me aleatët tanë të përbashkët kyç për të demonstruar se Republika e Kosovës është me të vërtetë një partner i rritur i besueshëm i Komunitetit Euro-Atlantik”, shkruan Rama në X.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!