Vendimi për PD në Apel/ Minxhozi: Ja cili do të ishte varianti më negativ

schedule14:36 - 3 Mars, 2023

schedule 14:36 - 3 Mars, 2023

TIRANË – Për analistin Skendër Minxhozi, të gjithë skenarët për një vendin nga gjykata e Apelit, janë shi ose breshër. Në studion e ABC News, Minxhozi u shpreh se cilido qoftë vendimi i gjykatës, ai përbën një notë të trishtuar për PD, që sanksionon se kjo parti shkon thellësisht e carë në zgjedhjet e 14 majit.

“Aletarnativa është ose shi ose breshër. E kam thënë edhe këtu, jam që gjykata të marrë shënim dhe të marr vendim mbi një realitet politik të formësuar në PD e sotme. Nëse demokratët duan të ndjekin nostalgjinë mbi logjikën le ta ndjekin. Nëse kanë iluzionin e kotë se me Berishën mund të fitojnë le ta ndjekin. Unë mendoj se PD e sotme ka shkuar më shumë drejt nostalgjisë se logjikës. Përcarja është në grupin parlamentar, aty është rezistenca. Përcarja është më e madhe aty, sa i përket hierarkisë tjetër, mendoj se Berisha kontrollon shumicën e strukturës. Unë mendoj fundi është i keq, por ky është realiteti.

Variant me negativ do ishte që Rithemelimi të humbte dhe të binin të gjithë këto emra që e kan nisur fushatën. Sepse edhe pot ë fitonte pala tjetër, lista e kandidatëve do ishte një listë emergjente, nuk janë të përgatitur për të fituar. Jo se Berisha është i gatshëm, është gjithashtu një figurë humubëse, por ka hedhur në lojë disa emra më tepër.

Do të futemi në një fushatë, nuk besoj se Alibeaj ka fuqi t’i bëjë obstruksion kandidatëve të Berishës, por nëse fiton Alibeaj, njerëzit e Berishës do merreshin më shumë me ata të Alibeajt. Do të vijojë lufta brenda llojit, kështu do jetë me e lehtë jeta për kandidatët socialistë. Ky vendim sot përbën një notë të trishtuar thuajse funebër. Sanksionon se kjo parti do shkojë më 14 maj, thellësisht e çarë dhe në luftë të brendshme mes vetes” vijoi më tej Minxhozi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!