Vendimi për negociatat në tetor, Cakaj takim me homologët në Helsinki

schedule12:54 - 30 Gusht, 2019

schedule 12:54 - 30 Gusht, 2019

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj merr pjesë në takimin joformal të ministrave të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor, formati Gymnich, i cili po mbahet në Helsinki.

Ministrat pritet të trajtojnë tema të nxitjes së bashkëpunimit rajonal në fusha të interesit të përbashkët.

Ndër to, në diskutim janë çështjet e axhendës evropiane e të rajonit, nismat në kuadër të procesit të Berlinit apo transheve të tjera paralele rajonale, të cilat kanë si objektiv zgjerimin e Bashkimit Evropian.

Ministri në Detyrë, Gent Cakaj, gjatë qëndrimit në Helsinki, do të zhvillojë disa takime dypalëshe me homologët e tij të vendeve të Bashkimit Evropian, për të diskutuar mbi pritshmërinë për një vendim pozitiv, nga Këshilli në tetor 2019, për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!