Diego Costa është dënuar me 6 muaj burg dhe 544 mijë euro gjobë, sikurse raporton “El Mundo”. Sulmuesi i Atletico Madrid nuk do ta vuajë dënimin, pasi ligjet në Spanjë ia mundësojnë diçka të tillë.
Costa prej kohësh ishte në gjyq për evazion fiskal, pasi kishte shmangur 1.1 milion euro taksa nga e drejta e imazhit. E gjitha daton që në vitin 2014, ndërkohë që sulmuesi ka arritur një marrëveshje për të paguar taksat e fshehura dhe një gjobë shtesë.
Në këtë mënyrë ai shmang edhe burgun. Ligji në Spanjë thotë, që për burgim nën dy vite, mund të paguash një gjobë dhe këtë opsion e ka zgjedhur edhe futbollisti i Atletico Madrid. /abcnews.al
??? Diego Costa, condenado a seis meses de cárcel por un delito fiscal https://t.co/X2MLQo4Qbm
— MARCA (@marca) June 4, 2020