Vendimi i Ligës së Futbollit, Rama: Mbaroi bojkoti absurd, tani gati të flasim

schedule15:21 - 29 Tetor, 2020

schedule 15:21 - 29 Tetor, 2020

Superiorja do të nisë të mërkurën dhe kjo është zyrtare. Liga e Profesioniste e Futbollit doli me një qëndrim ditën e sotme, ndërkohë që pas takimit të presidentëve të klubeve të Superiores folën edhe Armand Duka e Edvin Libohova.

Bisedimet për Ligjin e Sponsorizimit do të vazhdojnë dhe komuniteti i futbollit pret që ligj aktual të ndryshohet dhe të pranohet propozimi i tyre, sigurisht edhe me ndonjë ndryshim të pranueshëm dhe që kënaq kërkesat e tyre.

Zgjidhja e këtij ngërçi dhe rinisja e kampionatit është përshëndetur edhe nga vetë kryeministri i vendit, Edi Rama. “E përshëndes fundin e bojkotit absurd të Ligës Profesioniste të Futbollit dhe rifillimin e kampionatit të dielën!(Nis të mërkurën: Shënim i redaksisë)!

Tani po, gati të flasim me Federatën Shqiptare të Futbollit për të zgjidhur me mirëbesim e mirëkuptim hallet e Ligës! Uroj që naftëtarët të marrin shembull. Unë jam gati”, shkruan Rama në një reagim të bërë në llogarinë e tij në Twitter. /abcnews.al