Vendimi i KAS, PD e apelon/ Kërkon lënien në fuqi të vendimit të Celibashit

schedule18:42 - 14 Maj, 2025

schedule 18:42 - 14 Maj, 2025

Pranë Parkut Olimpik vijon numërimi i zarfeve të ardhura nga Diaspora, ndërkohë rezultati paraprak nxjerr fituese me 83 mandate Partinë Socialiste.

Partia Demokratike, përmes një deklarate, ka apeluar pranë Kolegjit Zgjedhor vendimin e KAS sa i takon votave të Greqisë. Pak ditë më parë, kreu i KQZ Celibashi vendosi mosnumërimin e votave të Greqisë dhe vijimin e numërimit të zarfeve të tjera të ardhur nga emigrantët nga mbi 80 shtete.

Ndërkohë KAS- Komisioni i Ankimimit dhe Sanksioneve vendosi që çdo votë e ardhur nga emigrantët në shtetin grek do të numërohej, proces i cili vijon ende.

Përmes kësaj shkrese, demokratët kërkojnë lënien në fuqi të vendimit të Celibashit dhe shfuqizimin e vendimit të KAS. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!