Vendimi i gjykatës për ndalimin e gjenocidit në Gaza, Afrika e Jugut: Moment historik

schedule14:30 - 26 Janar, 2024

schedule 14:30 - 26 Janar, 2024

Qeveria e Afrikës së Jugut ka reaguar pas vendimit të GJND-së për të zbatuar masat e përkohshme ndaj Izraelit.  Afrika e Jugut tha se vendimi shënon një “fitore vendimtare” dhe një “një moment historik të rëndësishëm në kërkimin e drejtësisë për popullin palestinez”.

Qeveria e përshkroi vendimin të rëndësishëm dhe falënderoi gjykatën për vendimin e saj të shpejtë.

“Në një vendim historik, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka përcaktuar se veprimet e Izraelit në Gaza janë gjenocidale dhe ka urdhëruar masa të përkohshme mbi këtë bazë”, thuhet në deklaratë.

Afrika e Jugut u bëri gjithashtu thirrje vendeve që të ndërpresin financimin, pasi në këtë mënyrë lehtësojnë veprimet e Izraelit.

“Shtetet e treta tashmë janë njoftuar për ekzistencën e një rreziku serioz të gjenocidit kundër popullit palestinez në Gaza.

Prandaj, ato duhet të veprojnë në mënyrë të pavarur dhe të menjëhershme për të parandaluar gjenocidin nga Izraeli dhe për të siguruar që ato vetë të mos shkelin Konventën e Gjenocidit, duke përfshirë ndihmën në kryerjen e gjenocidit” , theksohet në deklaratë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!