Real Madrid arriti të afrojë David Alaba nga Bayern Munchen falas dhe duket se nuk ka ndërmend të bëjë asnjë transferim tjetër këtë verë për shkak të situatës së vështirë ekonomike dhe mundësive minimale që ofron tregu.
Spanjollja Marca raporton se klubi ia ka bërë të qartë trajnerit Carlo Ancelotti këtë vendim dhe i ka kërkuar të mos kërkojë ndonjë lojtar të preferuar të tij sepse është thuajse e pamundur që dëshira t’i plotësohet.
Florentino Perez këtë verë do të ishte i gatshëm të lëvizte vetëm për një mes Kylian Mbappe dhe Erling Haaland nëse kushtet dhe situatat do ia krijonin këtë mundësi. Mbappe është dëshira e madhe dhe mundësitë janë më të shumta se me Haaland sepse kontrata me PSG i mbaron në verën e 2022. /abcnews.al