Vendimi i BE për negociatat, PR: Lajm i keq për Shqipërinë

schedule11:42 - 28 Qershor, 2018

schedule 11:42 - 28 Qershor, 2018

Partia Republikane e cilëson lajm të keq për  vendimin e vendeve të Bashkimit Europian për negociatat me Shqipërinë. Sipas Partisë Republikane, negociatat u shtynë se qeveria nuk plotësoi detyrat e lëna nga BE.

“Vendimmarrja për Shqipërinë u shty për në Qershor të vitit 2019. Partia Republikane vlerëson se për Shqipërinë dhe për shqiptarët ky është një lajm jashtëzakonisht negativ. Shqipërisë do t’i duhet sërish të plotësojë një sërë kushtesh që lidhen ngushtë me zbatimin e ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar. Vende të ndryshme të BE-së për më shumë se një muaj treguan skepticizëm karshi qeverisë shqiptare në lidhje me arritjen e reformave nga kjo e fundit. PR vlerëson të papranueshme dhe ofenduese për shqiptarët shfaqjen e djeshme të qeverisë për t’i shitur shqiptarëve lajme të rreme dhe fakte të rreme se negociatat janë hapur për Shqipërinë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!